Flash

Mposhti leuçeminë, Mihajlovic fton gjithë Bolonjën për darkë: "Sapo kam mbushur... 2 vjeç"

Lapsi.al 4 November 2021
Mposhti leuçeminë, Mihajlovic fton gjithë Bolonjën

Mbrëmje feste në shtëpinë e Bolonjës. Sonte ekipi do të mblidhet për një darkë, nga lojtarët tek stafi, në një restorant në kodrat bolonjeze për të festuar… ditëlindjen e dytë të Mihajlovic. “Sapo mbusha dy vjeç”, i tha skuadrës trajneri serb, që dëshiron të festojë përvjetorin e transplantit të palcës kockore, që e lejoi atë të mposhtte leuçeminë pas operacionit të bërë më 29 tetor 2019.

Një rrugëtim i vështirë, i formuar nga cikle kimioterapie dhe izolimi brenda spitalit Sant'Orsola në Bolonja, që fatmirësisht tani është lënë pas: "Kam lindur dy herë, herën e parë në Vukovar dhe të dytën në Bolonja", ka shkruar në fakt Miha në autobiografinë "Ndeshja e jetës". E për të festuar rilindjen e tij, tekniku, i cili së fundmi është bërë gjysh, do të paguajë darkën për të gjithë ata që punojnë në Casteldebole.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI