Flash

Tekniku i Leipzig akuzon për favorizim të Psg: "Arbitri donte autografin e Neymar"

Lapsi.al 4 November 2021
Tekniku i Leipzig akuzon për favorizim të Psg: "Arbitri donte

“Në disa momente dukej sikur arbitri ishte më i interesuar të kishte autografin e Neymar në fund të ndeshjes sesa të gjykonte ndeshjen.” Jesse Marsch, trajneri i Leipzig, ka shfryrë të gjithë zemërimin e tij ndaj arbitrimit të Ekberg pas barazimit me PSG dhe nuk ka përdorur fjalë të buta, por akuza të drejtpërdrejta: "Unë jam serioz - tha ai - është një gjë super të kishim Mbappe, Neymar dhe Di Maria këtu në Leipzig, por na lini të luajmë një ndeshje normale ku gjithçka shkon sipas rregullave".

Tërbimin për arbitrimin e ndeshjes, trajneri gjerman e kishte shfaqur edhe në fushë, pas rreth gjysmë ore lojë, kur u ndëshkua me karton të verdhë pasi protestoi ashpër kundër menaxhimit jolinear të ndeshjes nga bilbili suedez, ku loja ndërpritej shpesh dhe vendimet nuk ishin gjithmonë konstante: "Isha i zemëruar që në fillim me arbitrin - shpjegoi Marsch pas ndeshjes - E di që klubet e mëdha, ndryshe nga ato të voglat, respektohen. Unë vetëm mund të zemërohem, përndryshe vazhdohet përpara: nuk ndryshon asgjë, as nga fishkëllimat e publikut. Arbitri i katërt ka të njëjtin qëndrim: kisha dy mundësi. Ose të pranoja gjithçka ose të përfshihesha nga emocionet për të kërkuar më shumë respekt nga arbitri".

Në fund rezultati ishte 2-2, me penalltinë përfundimtare të shënuar nga Szoboszlai dhe të akorduar me sinjalizimin e Var, por edhe këtu Marsch ka dicka për të thënë: “Po të mos kishte ndërhyrë Var, nuk do ta jepte kurrë. E ishte një penallti e dukshme”, tha trajneri i Leipzig, të cilit arbitrimi i Ekberg nuk i ka pëlqyer fare.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI