Flash

Tirana kërkon hakmarrje në derbi, Shehi ka frikë kartonët: bardheblutë me 10 lojtarë 3 ndeshje radhazi

Lapsi.al 6 November 2021
Tirana kërkon hakmarrje në derbi, Shehi ka frikë kartonët:

Nuk kishte provuar në këtë sezon shijen e humbjes, duke marrë 9 rezultate pozitive radhazi, deri sa erdhi derbi kryeqytetas me Dinamon. Nëse bardheblutë e shehit deri në këtë pikë i kishte shërbyer si shtysë euforia e rezultateve dhe kreu i klasifikimit, tani është koha që 25 herë kampionët të tregojnë ADN-në e tyre, duke u demonstruar të aftë të ngrihen në këmbë edhe pas një humbje si ai 2-0 që i vë gjithashtu në rrezik objektivin e parë sezonal.

Një ndeshje të cilën bardheblutë e luajtën me një lloj mendjemadhësie, pa i hequr asnjë meritë Dinamos e që e cuan dëm në pjesën e parë, pa mundur dot të rikuperojnë në të dytën, ku provuan e shtynë shumë, aq sa për të treguar se gjërat në këtë ndeshje mund të shkonin edhe ndryshe. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë thonë, por Tirana nuk e ka luksin, ose kohën të presë që gjërat të ftohen, sepse derbi, përsëri kundër Dinamos, propozohet sërisht në kampionat të shtunën. E aty lojtarët duhet ti tregojnë Shehit, e tekniku drejtuesve, se kjo disfatë e ndërtuar me neglizhencën e pakujdesinë e një skuadre që vetëm fitonte, ishte një rastësi.

Do të vlejë shumë më tepër madje se tre pikët në renditje, sepse fillimisht do ti jepte pushtetin absolute në kryeqytet e më pas do të shërbente si një paralajmërim për kthimin në raundin e dytë të Kupës, aty ku duhen dy gola për të barazuar e tre për të fituar. Mision i vështirë, por jo i pamundur për Tiranën, por më parë Shehi duhet të fillojë të kujdeset për nervat e të tijve, sepse për të tretën ndeshje radhazi detyrohet të luajë me një lojtarë më pak, duke filluar nga i kuqi për Najdovskin kundër Partizanit, Tolin në Klasiken me Vllazninë e së fundmi në Kupë ai që parapriu skuadrën në dushe ishte Hoxhallari.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI