Flash

Video/ Lyon i pari i kualifikuar në Europa League: Napoli poker për vendin e parë, West Ham befasohet në fund

Lapsi.al 4 November 2021
Video/ Lyon i pari i kualifikuar në Europa League: Napoli poker për

Lyon është skuadra e parë që kualifikohet në fazën e 1/8 të Ligës së Evropës. Francezët mundën 3-0 Spartën e Pragës dhe janë të sigurt për vendin e parë në Grupin A, pas katër ndeshjesh. Frankfurti gjithashtu fitoi 2-1 në Athinë ndaj Olympiacos dhe iu afrua kualifikimit, ashtu si West Ham, pavarësisht barazimit 2-2 në Genk. Poker me përmbysje i Napolit në Varshavë, ndërsa përfundon 1-1 mes Galatasaray dhe Lokomotiv Moskës, duke konfirmuar ekuilibrin e madh në grupin B.

GRUPI A

Lyon fluturon në fazën e 1/8, tashmë i sigurt për vendin e parë në grup me 12 pikë falë fitores 3-0 në shtëpi ndaj Sparta Pragës. Dygolëshi i Slimanit në vetëm tre minuta, mes 61 dhe 64, i ka dhënë matematikën e kualifikimit francezëve. Më pas Ekambi mbylli llogaritë në shtesë, ndërsa skuadra çeke mbetet e mbërthyer në katër pikë. Të njëjtat pikë si Rangers Glasgow, i cili ndalon Brondby 1-1 në shtëpi: kështu është një betejë për vendin e dytë me danezët, të cilët, me dy pikë, janë ende në garë.

GRUPI B

Vazhdon ekuilibri në Grupin B me tre skuadra në tre pikë distancë. Të dy sfidat nuk patën fitues: Monaco dhe PSV barazuan me rezultatin 0-0, ndërsa Real Sociedad dhe Sturm Graz 1-1 (gola nga Jantscher për miqtë në minutën e 38 dhe nga Sorloth për baskët në fillim të pjesës së dytë). Kështu, Monaco është i pari në renditje me 8 pikë, i ndjekur nga Real Sociedad me 6 dhe PSV me 5. Të fundit janë austriakët me vetëm një pikë.

GRUPI C

Në raundin e 4 të Ligës së Evropës, Napoli fiton 4-1 me përmbysje kundër Legias së Varshavës dhe shkon në krye të grupit C. Një garë e nisur keq për të kaltrit, të cilët në minutën e 10' e panë veten në disavantazh falë golit të Emreli. Zielinski goditi traversën (17'), llogari e barazuar nga polakët në minutën e 46 me shtyllën e Ribeiros. Në të 51 erdhi barazimi me penallti nga Zielinski, pastaj përsëri një penallti në minutën e 75' nga Mertens përmbysi rezultatin. Në të 79' Lozano shënoi tris, ndërsa pokeri mban firmën e Ounas në minutën e 90'. Merr kryesimin Napoli me 7 pikë, duke kaluar në renditje pikërisht Legian me 6.

GRUPI D

Një hap themelor përpara për Frankfurtin që bëri goditjen në Athinë 2-1 duke iu afruar kualifikimit me 10 pikë në renditje. Olympiacos, që u rikuperua në shtesë nga ish-sulmuesi i Milan Hauge, mbetet në kuotën gjashtë.

GRUPI E

Galatasaray dështoi të merrte kualifikimin matematik në grupin e Lazios pasi kaloi 1-0 ndaj Lokomotiv Moskës falë golit të Feghoulit në minutën e 43. Rusët barazuan 1-1 me Kamanon në minutën e 73-të, duke i dhënë sërish ekuilibrin grupit: turqit janë të parët me tetë pikë.

GRUPI H

Befasi në fund për West Ham, i cili është ende me dhjetë pikë pas katër ndeshjeve në grup: Hammers barazuan 2-2 kundër Genk falë një dygolëshi të Benrahma në pjesën e dytë (59 'dhe 82') që iu përgjigj avantazhit belg të Paintsil, pas vetëm pesë minutash nga fishkëllima e parë. Në fund, megjithatë, vendasit barazuan falë autogolit të Soucek.

Europe - UEFA Europa League

Lyon 3 - 0 Sparta Prague

Brøndby 1 - 1 Rangers

Real Sociedad 1 - 1 Sturm Graz

Monaco 0 - 0 PSV

Legia Warsaw 1 - 4 Napoli

Olympiakos 1 - 2 Eintracht Frankfurt

Galatasaray 1 - 1 Lokomotiv Moscow

Genk 2 - 2 West Ham United

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI