Flash

Video/ AZ nuk njeh rivalë, Partizani i Beogradit reziston në shtëpinë e Gent: ja rezultatet e Conference League

Lapsi.al 4 November 2021
Video/ AZ nuk njeh rivalë, Partizani i Beogradit reziston në

Gola e rezultate interesantë në raundin e katërt të Conference League, ku spikati fitorja e AZ dhe barazimi në transfertë i Partizanit të Beogradit. Por nëse hollandezët kanë siguruar vendin e parë në grupin D, serbët janë të dytët pas Gent, por barazimi në Belgjikë mban me shpresë se mund të synojnë vendin e parë deri në fund.

Në Grupin A fitorja e LASK ndak Alashkert i ngjit në krye me 10 pikë, po sa aq Maccabi, që ka difernecë më të mirë golash, pas fitores 3-0 ndaj HJK. Dy barazime në Grupin B, ku më i rëndësishmi ishte ai në Belgjikë me Partizanin e Beogradit që mbetet në vendin e dytë me 7 pikë, tre pas Gent. Vetëm dy pikë për Flora Tallin, që ndau me Anorthosis një 2-2 që i mban në dy vendet e fundit me nga dy pikë.

Në Grupin D padrone është AZ që pasi likuidoi Cluj 2-0 është ngjitur në kuotën e 10 pikëve në vendin e parë. Hollandezët kanë vetëm një barazim e nuk njohin humbje, ndërsa rumunët mbyllin renditjen me 1 pikë. Barazojnë Randers e Jablonec 2-2, duke mbajtur respektivisht vendin e tretë e të dytë me 4 e 5 pikë. Në Grupin H, Qarabag imponohet 1-2 në transfertën e Kairat, duke mbajtur vendin e parë me 10 pikë. Nuk i përgjigjet dot suksesit të azerëve Basel, që ndalet 1-1 në Qipro nga Omonia dhe duhet të kënaqet me vendin e dytë me 8 pikë. Qipriotët janë të tretët me 2 pikë, ndërsa Almaty mbyll renditjen me një pikë.

Group A Europa Conference League

LASK 2-0 FC Alashkert

Maccabi Tel Aviv 3-0 HJK

Group B Europa Conference League

Flora Tallinn 2-2 Anorthosis

Gent 1-1 Partizan Beograd

Group C Europa Conference League

Zorya 2-0 PFC CSKA-Sofia

Group D Europa Conference League

AZ Alkmaar 2-0 CFR Cluj

Randers FC 2-2 Jablonec

Group F Europa Conference League

Lincoln Red Imps FC 1-4 Slovan Bratislava

Group H Europa Conference League

Kairat Almaty 1-2 Qarabag FK

Omonia Nicosia 1-1 Basel

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI