Kontrata me Barcelonën është nënshkruar deri në vitin 2024. Xavi, i cili largohet nga pankina e Al-Sadd në Katar (me të cilin kishte kontratë deri në vitin 2023), pritet të shtunën në Barcelonë dhe do të prezantohet të hënën në Camp Nou. "Ne do të punojmë në maksimum. Jemi Barcelona, jemi në klubin më të mirë në botë dhe klubi më i mirë në botë duhet të fitojë, nuk mund të barazosh apo humbësh", tha Xavi në aeroportin e Dohas para se të nisej për në Barcelonë, sipas asaj që bën të ditur 'Mundo Deportivo' - Do të përpiqemi t'i bëjmë lojtarët të lumtur dhe të kënaqur. Duhet të punojmë shumë dhe me synimin për të fituar. Jam shumë pozitiv dhe do më duhet të punoj shumë që gjërat të funksionojnë." Në Instagram ish-mesfushori ka shkruar: "Camp Nou ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Tifozët e Barcelonës janë njerëzit e mi. Barcelona është klubi që dua. Dhe tani jam kthyer në shtëpi."⚡ ??????? ⚡https://t.co/Y4H1t7RFHd
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 6, 2021