Flash

Video/ Tirana hakmerret në kampionat: 4 'silura' bardheblu fundosin 'nëndetësen' dinamovite

Lapsi.al 6 November 2021
Video/ Tirana hakmerret në kampionat: 4 'silura' bardheblu

Kampionati është një tjetër histori, ayu Tirana mbetet e pamundur dhe shkëputet edhe tre pikë të tjera nga Kukësi, duke e cuar diferencën në 6 pikë, në pritje të ndeshjes së Teutës. Vetëm tre ditë pas humbjes së parë sezonale, që Dinamo ia shkaktoi në vajtjen e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, bardheblutë shënojnë një poker për hakmarrjen e tyre të ndërtuar me autorgolin e Sidibe, dygolëshin e Xhixhës e realizimin e Hotit.

Një ndeshje që Dinamo e përballoi vetëm në pjesën e parë, duke u dorëzuar në fund të saj në goditjen e Seferit, ndërsa më pas, në të dytën, bardheblutë bënë diferencën me skuadrën e Shkëmbit që mund të kapet me gabimet e Sibide (autogoli i minutës së 45 dhe gafa në golin e parë të Xhixhës), por çaloi e gjitha në një performancë apatike e dominuar totalisht nga skuadra e Orges Shehit. Tirana bëri gjithcka si duhet për të lënë pas 2-0 e Kupës dhe kthehet të vazhdojë rrugëtimin në kampionat me një poker që nuk lë diskutime.

Vazhdon momenti i mirë i Seferit, pavarësisht se ftesa e Rejas mungoi, ndërsa Xhixha është gjithnjë e më tepër protagonist i një sezoni të nisur në mënyrë fantastike: gjashtë fitore e dy barazime në tetë javë kampionat. Një fitore e madhe në derbi për bardheblutë, që tani mund të quhen dominatore të kryeqytetit, duke qenë se i kanë fituar të dy ndërqytetaset, me Partizanin e tani me Dinamon, duke u ngjitur në kuotën e 20 pikë, në krye të renditjes.

GOLAT E MBRËMJES NË TIRANA-DINAMO 4-0

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI