Flash

Video/ Një penallti e shënuar një e humbur e një autogol vendosën derbin: Milan mbetet +7 nga Inter

Lapsi.al 7 November 2021
Video/ Një penallti e shënuar një e humbur e një autogol

Përfundon në barazim derbi i 229 i Madonninas mes Milanit dhe Interit, që në javën e 12 të Serie A janë ndarë në 1-1. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e parë me zikaltrit që zhbllokuan ndeshjen falë nga naiviteti të Kessie që humbi topin dhe pengoi Calhanoglu, për penalltinë e shndërruar në gol nga vetë turku në minutën e 11. Barazimi i Milanit erdhi në minutën e 17 me autogolin e De Vrij, në një krosim të Tonalit. Para se të mbyllej pjesa e parë, Inter pati një tjetër mundësi për avantazhi nga pika e bardhë, por Tatarusanu u tregua vendimtar duke ndalur Lautaron. Në fund ishte Milan që mund të dëshpërohet me Saelemaekers që goditi shtyllën në minutën e 90.

Një derbi gjithmonë i luftuar dhe me raste edhe spektakolar, ndau në paqe Milanin e Interin, që qendrojnë në distancën e 7 pikëve. Skuadra e Piolit dështon të parakalojë Napolin, që më herët ishte ndalur në 1-1 me Veronën. E të mendosh që starti ishte i gjithi për zikaltrit: Doveri ndëshkoi me penallti një kontakt mes Kessie dhe Calhaniglu e të cilit Lautaro i la kënaqësinë e ekzekutimit të penalltisë, për golin e famshëm të ish-it. Calhanoglu mposhti Tatarusanun, por Milan reagoi menjëherë, duke gjetur edhe barazimin falë një autogoli të De Vrij që e dërgoi krosimin e Tonalit pas shpinës së Handanovic.

Kuqezinjtë megjithatë vazhdojnë të gabojnë në prapavijë dhe një rikuperim i topit nga Darmian coroditi në minutën e 27 Ballo-Touré, duke shkaktuar një tjetër penallti. Këtë herë Lautaro kërkoi lavdinë vetë, por Tatarusanu kuptoi gjithcka dhe ndali argjentinasin, duke shpëtuar Milanin. Interi pati më shumë shanse shënimi, flagrante pritja në vijën e portës e Ballo-Touré, në konkluzionin e Barella. Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, por me më pak raste: emocioni i fundit ishte në minutën e 90, me shtyllën e Saelemaekers dhe rastin e humbur më pas nga Kessie.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI