Flash

Tërbimi i Leonardos: "Messi i dëmtuar por shkon në Argjentinë, nuk ka kuptim "

Lapsi.al 8 November 2021
Tërbimi i Leonardos: "Messi i dëmtuar por shkon në

Lionel Messi do t'i përgjigjet thirrjes së Argjentinës pavarësisht shqetësimit në gjurin e majtë që e bëri atë të humbasë dy ndeshjet e fundit të Paris Saint-Germain. Kaq ka mjaftuar që Leonardo, drejtori sportiv parizien të shpërthejë inatin në faqet e Le Parisien: "Çfarë kuptimi ka të lejosh të niset një lojtar i dëmtuar ose në fazë rehabilitimi? Nuk jemi dakord, këto situata duhet të përcaktohen nga rregulloret e FIFA-s”.

Cështja ka të bëjë gjithashtu edhe me Leandro Paredes, i cili sapo ka rifilluar të vrapojë pas një dëmtimi në kuadricepsin e kofshës së majtë: PSG ngre pyetjen përse të dy lojtarët duhet të bëjnë një udhëtim 13 orësh me avion, vetëm për t'u kontrolluar nga mjekët e Argjentinës, të cilët do të kontrollojnë dëmtimet dhe, më pas, ose do t'i kthejnë lojtarët në Paris ose do t'i bëjnë terapi për disa ditë, për t'i kthyer më pas me të grumbulluarit e tjerë, në fund të pauzës kushtuar ekipeve kombëtare.

Shpërthimi i Leonardos pason atë të disa orëve më parë kur, duke folur sërish për Messin, ai tha: "Që kur ka ardhur, në dy muajt e parë ka kaluar më shumë kohë në kombëtare sesa këtu. Tani ai do të shkojë në kombëtare pavarësisht problemit të muskujve”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI