Flash

"Jemi në kontakt intensiv, kjo është e vërteta me Brojën": FSHF zbulon situatën me sulmuesin e Sauthampton

Lapsi.al 9 November 2021
"Jemi në kontakt intensiv, kjo është e vërteta me

Armando Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese drejt Botërorit Katar 2022. FSHF ka dashur ti japë fund spekulimeve në lidhje me sulmuesin e Southampton, që nuk ka mbërritur vërtetë sot, si ishte parashikuar, por pritet të jetë në dispozicion të Edoardo Rejas nesër, për seancën e fundit stërvitore në Durrës, ose në rastin më të keq do të bashkohet me kombëtaren në Londër.

E gjitha ka lidhje me një dëmtim muskular që ka pësuar Broja në ndeshjen e fundit të Southampton kundër Aston Villas të premten, në 10 minutat e fundit të ndeshjes kur shkodrani u aktivizua. Klubi anglez i ka kërkuar kohë FSHF-së të bëjë testet e nevojshme për lojtarin dhe në pritje të rezultateve ka ndodhur kjo vonesë. Sipas asaj që bën të ditur zyra e shtypi e FSHF-së për Lapsi.al kontaktet janë të vazhdueshme me Southampton dhe situata duket shumë pozitive dhe dëmtimi i kalueshëm. "Broja do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet kundër Anglisë dhe Andorras dhe pritet të mbërrijë në Tiranë nesër. Në rastin më të keq, do të bashkohet me skuadrën në Londër", kanë sqaruar ata.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI