Flash

FOTO/ Një foto e murit të vjetër të dhomës: ky është urimi special i Locatellit për ditëlindjen e Del Pieros

Lapsi.al 9 November 2021
FOTO/ Një foto e murit të vjetër të dhomës: ky

Alex Del Piero mbush sot 47 vjeç dhe përmes kanaleve sociale të gjithë ish-shokët e tij të skuadrës dhe lojtarët që sot veshin fanellën e Juventusit i kanë dërguar urimet më të mira. Një në veçanti i dërgoi atij një mesazh special: Manuel Locatelli. Një tifoz i madh i Juventusit kur ishte fëmijë, mesfushori në fakt ka postuar në Instagram një foto të murit të dhomës së tij të vjetër ku ishin ngjitur foto dhe copëza gazetash të dedikuara ish-numrit 10 bardhezi.

“Shumë urime Alex” shkruan mesazhi i Locatellit, që shoqëron story-n e kushtuar Del Pieros dhe që konfirmon deklaratat e bëra ditën e prezantimit, pas kalimit të tij te Juventus. "Të luaja për Juventusin ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Familja ime është juventine, kështu që për mua është një emocion i dyfishtë. Në dhomën time kisha postera të Nedved, Del Pieros dhe Buffon - tha Locatelli - Ata kanë qenë gjithmonë idhujt e mi".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI