Flash

Tronditet Manchester United: Ronaldo pa Champions do të largohet nga Old Trafford

Lapsi.al 9 November 2021
Tronditet Manchester United: Ronaldo pa Champions do të largohet nga Old

Nga Anglia vjen një detaj i bujshëm për të ardhmen e Cristiano Ronaldos te Manchester United. Sipas Daily Express, nëse Djajtë e Kuq nuk kualifikohen për edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, CR7 në fund të sezonit mund të kërkojë anulimin e kontratës dhe të kërkojë një skuadër tjetër, për të qenë protagonist në Evropë.

Cristiano Ronaldo e kishte imagjinuar shumë ndryshe rikthimin e tij në Manchester. E në Angli, gjithnjë e më shumë po qarkullojnë zëra këmbëngulës në lidhje me një lamtumirë të mundshme të portugezit që në qershor. Sigurisht që CR7 nuk e ka veshur përsëri fanellën e Djajve të Kuq për të luajtur në Europa League dhe tashmë po shikon përreth.

E gjitha kjo, e përkthyer, do të thotë Champions League e detyrueshme. Ndryshe, sipas Daily Express, në qershor do të bëhet kërkesa për anulim të kontratës me United. Skenari është i mundshëm, duke pasur parasysh dëshirën e ditur të CR7 për të qenë protagonist në kompeticionin më të mirë evropian për klube, dhe do ta vendosë Solskjaer edhe më shumë nën presion për ndeshjet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI