Flash

Video/ Beckham, klasi nuk 'plaket' kurrë: pema e Krishtlindjes është një kryevepër që çmend tifozët

Lapsi.al 9 November 2021
Video/ Beckham, klasi nuk 'plaket' kurrë: pema e Krishtlindjes
“Bëra pak rrëmujë sot në punë”. Urimet e Krishtlindjes David Beckham i ka bërë në mënyrën e tij… dhe shumë përpara kohës. Ish-ylli i United nuk e ka humbur prekjen precize e i armatosur vetëm me të djathtën e tij magjike, i ka dhënë imazhin një peme të madhe Krishtlindjesh, duke goditur topa me ngjyra të ndryshme në një telajo gjigante. Një vepër e vërtetë arti, sepse duke parë nga afër videon mund të shihet saktësia me të cilën janë goditur topat dhe ngjyrat e ndërthurura për të mos lënë hapësira të bardha. Madje është bërë edhe dekorimi i pjesës më të lartë të pemës dhe në rrjetet sociale ndjekësit e anglezit janë çmendur fare: ka nga ata që theksojnë se kanë mbetur edhe disa ditë deri në Krishtlindje dhe nga ata të tjerë që janë mahnitur nga bukuria e punës, duke arritur deri ata që ftojnë për t'u rikthyer në fushë. Dhe me të vërtetë duke parë fizikun e Beckham, një ide edhe mund të jetë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI