Flash

I sheh gjërat dyshe pas rrëzimit nga motori: Marquez si 'i mallkuar', i dyti sezon radhazi që tërhiqet

Lapsi.al 9 November 2021
I sheh gjërat dyshe pas rrëzimit nga motori: Marquez si 'i

Ashtu si pati frikë, Marc Marquez do të humbasë edhe garën e fundit të MotoGP në Valencia, përveç testeve në Jerez të planifikuara për në 18 dhe 19 nëntor. Pasojat e rrëzimit në stërvitje, që i kishte shkaktuar atij një traumë në kokë, nuk janë tejkaluar dhe kështu sezoni i tij është mbyllur më herët. Piloti i Hondas, pasi u vizitua të martën e kaluar në klinikën Dexeus në Barcelonë, pjesën tjetër të javës e kaloi në shtëpinë e tij në Cervera.

"Gjatë këtyre ditëve pushimi - thuhet në deklaratën e ekipit - Marc vazhdoi të ndihej keq dhe kishte probleme me shikimin, që janë edhe arsyeja pse ai u vizitua dje nga Dr. Sanchez Dalmau në Klinikën Spitalore të Barcelonës. Ai e ekzaminoi dhe e nënshtroi pilotin ndaj disa testeve, të cilat zbuluan një episod të ri diplopie”.

Praktikisht, Marquez po lufton me dyfishimin e vizionit dhe për këtë do të duhet të pushojë, edhe nëse nuk dihet për sa kohë. Një mëkat i vërtetë duke qenë se kampioni i shumëfishtë i botës ishte një veteran i sukseseve në Austin dhe Misano. Vendin e tij duhet ta zërë sërish Stefan Bradl.

"ËSHTË NJË MOMENT I VËSHTIRË, POR MBETEM POZITIV"

“Është një moment i vështirë, duket sikur po bie shi mbi të lagurin – ishte komenti i Marquez-. Vizita te Dr. Sánchez Dalmau konfirmoi diplopinë, si në vitin 2011. Duhet durim, por një nga gjërat që kam mësuar është të përballoj fatkeqësinë me një frymë pozitive”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI