Flash

Totti i përgjigjet Cassanos: "Unë i harruar pas 20 vjetësh? U bë kohë tani që e kam harruar veten"

Lapsi.al 9 November 2021
Totti i përgjigjet Cassanos: "Unë i harruar pas 20 vjetësh?

“Francesco, Cassano tha që nuk je i përjetshëm si Messi dhe Maradona dhe se pas njëzet vjetësh do të harrohesh, çfarë mendon për këtë që tha Cassano?”. Gazetari i 'Le Iene', ka dashur të ngacmojë akoma Francesco Tottin, për të marrë një përgjigje nga ish-kapiteni i Romës për fjalët e Antonios, i cili nga ekranet e Bobo TV (kanali i Bobo Vierit, transmetuar në rrjetin social Tëitch) ndezi një polemikë të fortë duke artikuluar frazën: “Ai nuk është i përjetshëm si Messi apo Maradona, pas 20 vitesh do të harrohet”.

I menjëhershëm ka qenë pozicionimi i tifozëve të skuadrës verdhekuqe që kanë marrë anën e simbolit të tyre dhe, po ashtu, edhe ish-trajneri i tij Zdenek Zeman duke folur në radio për këtë cështje deklaroi: “Totti do të mbetet gjithmonë një simbol i Romës”.

Sot, në fushat e lojës së Eur, ku luan Seria A1 e futbollit me tetë lojtarë, Totti i është përgjigjur Cassanos në transmetimin që do të shfaqet në mbrëmje te 'Le Iene': "Është e drejtë, unë u bë kohë që e kam harruar veten", ka thënë Totti. "Të kanë mbrojtur si Zeman ashtu edhe Mourinho" vazhdon gazetari, por ish-kapiteni i përgjigjet: "Nuk ishte nevoja". Insistimi deri në provokim i gazetarit nuk funksionon me Tottin: "Një përshëndetje për shokun tënd Cassano, ish-mikun Cassano?", e nxiti ai. "Jo! Antonio është një mik. çfarë ish!!!" replikoi golashënuesi më i mirë i Romës i të gjitha kohërave.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI