Flash

Video/ "Kundër Anglisë, si në Francë e Portugali": Cikalleshi nuk heq dorë nga 'mrekullia'

Lapsi.al 10 November 2021
Video/ "Kundër Anglisë, si në Francë e Portugali":

"Ndihem mirë, jam në formë. Kam shënuar në kampionat me ekipin. Nëse do të jem në fushën e lojës, uroj që forma e mirë që kam ta ndihmojë ekipin në një rezultat sa më pozitiv dhe të shikojmë në fushë nëse do të arrijmë të bëjmë atë çka ne mund të bëjmë të gjithë si grup duke luftuar dhe duke qenë të gjithë bashkë, edhe pse është ndeshje shumë e vështirë, por edhe e bukur për t’u luajtur. Jemi gati!". Një mesazh nxitës me të cilin Sokol Cikalleshi kërkon të frymëzojë pjesën tjetër të skuadrës, edhe pse në fakt emri i kundërshtari është motivimi më i mirë për kuqezinjtë në vigjilje të dy sfidave të fundit kualifikuese për në Katar. Pasi mungoi në sfidën vendimtare me Poloninë, Cika rikthehet në Wembley gati për teknikun Edoardo Reja, me një peng të madh, që humbi 'finalen' e Tiranës me Lewandowskin: "Nëse do të kthejmë sytë nga historia jonë, besoj se në aspektin e Botërorit, nuk kemi pasur ndonjëherë momente që një ndeshje mund të vendoste gjithçka, siç ishte ndeshja me Poloninë. Dhe jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët, gjithashtu edhe stafi dhe Presidenti, të gjithë, jemi paksa të mërzitur, jo nga ndeshja, por nga situata që na ndodhi, me lojtarët e dëmtuar, gjithashtu edhe covidi, që ndikuan. Nuk dua të them që nëse do të ishim ne, fitorja do të ishte e sigurt, por të paktën do të ishte një grup i plotë dhe mund të arrinim diçka më shumë sepse ishte një ndeshje që nëse do ta fitonim, sot do të flisnim ndryshe".

https://youtu.be/riTisQd0DRk

Tani është koha për të mos menduar atë që kaloi, por të tentojë të bëjë një mrekulli në Wembley, aty ku sulmuesi nuk shkon të kërkojë lavdinë personale, por një fitore kuqezi: "Goli në Wembley, nëse nuk do të jepte rezultat, nuk besoj se do të ndryshonte shumë në aspektin personal timin. Duhet të dimë që nëse do të jemi të gjithë bashkë dhe të nxjerrim më të mirën tonë, atëherë mund të kemi ndonjë shans. Duhet të jemi realistë, diferenca e Anglisë është e nivelit botëror. Duke nxjerrë çka kemi ne dhe duke luftuar si në ndeshjen në Francë ku kemi barazuar, apo me Portugalinë, ne kemi treguar se mund të arrijmë rezultat. Ka qenë shpirti i garës dhe harmonia e grupit që na ka bërë të arrijmë rezultatin. Dhe kjo është rruga e vetme besoj që ne mund të nxjerrim diçka në ndeshjen me Anglinë" përfundoi Cikalleshi.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI