Flash

Sinqeriteti fut në telashe Leaon: "Ibra apo Ronaldo? Preferoj CR7"

Lapsi.al 9 November 2021
Sinqeriteti fut në telashe Leaon: "Ibra apo Ronaldo? Preferoj

"Ibrahimovic apo Cristiano Ronaldo? Unë gjithmonë përpiqem të mësoj prej tyre, ata janë dy lojtarë të mëdhenj. Jam më i lumtur kur ndaj fushën me CR7 sepse ai është një lojtar që e admiroj shumë". Kështu Rafael Leao, sulmuesi portugez i Milanit, foli në konferencën për shtyp direkt nga grumbullimi i Portugalisë në funksion të ndeshjeve kundër Irlandës dhe Serbisë. Fjalë që bënë menjëherë 'zhurmë' në rrjetet sociale dhe që e detyruan sulmuesin e ri kuqezi të bënte një lloj marshi mbrapa.

Me një postim në profilin e tij në Twitter, Leao në fakt është munduar të sqarohet, duke shpjeguar se është i lumtur që punon “me të dy”. Në fakt, nuk mund të ishte ndryshe, sepse duke njohur Ibran gjërat për sulmuesin e ri milanez do të komplikoheshin në fushë. E nuk është mirë të nervozosh një si Ibrahimovic...

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI