Flash

Një kompani kancelarie i ka marrë stemën dhe emrin: Milan nuk regjistron dot logon ndërkombëtarisht

Lapsi.al 10 November 2021
Një kompani kancelarie i ka marrë stemën dhe emrin: Milan nuk

Gjykata e Bashkimit Evropian hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga AC Milan, duke konfirmuar se marka që përfaqëson emblemën e klubit kuqezi nuk mund të regjistrohet ndërkombëtarisht pasi është tashmë në përdorim në Gjermani nga një kompani produktesh kalncelarie. Sipas gjyqtarëve të BE-së, "ngjashmëria e lartë fonetike dhe mesatarja e ngjashmërisë vizive të kësaj shenje me markën e mëparshme gjermane "Milan" sjell një rrezik konfuzioni nga ana e konsumatorëve, gjë që pengon mbrojtjen e tyre të njëkohshme në Bashkimin Europian".

Historia nisi në shkurt 2017, kur klubi kuqezi dorëzoi në Euipo, zyra e Bashkimit Evropian për pronësinë intelektuale, një aplikim për regjistrim ndërkombëtar të stemës së tij me mburojën klasike dhe fjalët AC MILAN. Disa muaj më vonë, kompania gjermane InterES kishte paraqitur një kundërshtim formal ndaj kësaj kërkese, duke kontestuar se tashmë në vitin 1988 marka e saj tregtare ishte regjistruar me të njëjtin emër si ekipi italian, ende në përdorim sot për produkte si penela, lapsa dhe bojra uji. Sipas kompanisë, duke regjistruar markën e saj ndërkombëtarisht, AC Milan mund të shesë produkte të të njëjtit lloj duke konkurruar në mënyrë të padrejtë.

Euipo kishte pranuar plotësisht kundërshtimin e kompanisë gjermane në shkurt 2020, duke bërë që klubi AC Milan të apelonte në Gjykatën e BE-së. Apel që sot u refuzua në tërësi: "Për sa i përket argumentit të AC Milan, sipas të cilit marka e aplikuar gëzon famë në Gjermani për shkak të reputacionit të klubit të futbollit - lëxohet në vendim - Gjykata vëren se vetëm reputacioni i markës devijuese, dhe jo ajo e markës për të cilën është aplikuar, duhet të merret parasysh në vlerësimin nëse ngjashmëria e mallrave të përcaktuara nga dy marka është e mjaftueshme për të krijuar një mundësi konfuzioni. Për rrjedhojë, Gjykata konstaton se ngjashmëritë e dy logove në fjalë, të marra së bashku, janë të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se ekziston mundësia e konfuzionit”.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI