Flash

"Mund të më pështyjnë në fushë, por urrejtja jashtë saj e patolerueshme": Morata kundër kritikave

Lapsi.al 10 November 2021
"Mund të më pështyjnë në fushë, por urrejtja

"Askush nuk është i përsosur, nuk jemi makineri, unë e di se çfarë kërkohet nga unë. Kritikat dhe fishkëllimat nuk më zemërojnë, edhe pse më shqetësojnë. Por urrejtjen nuk e pranoj". Kështu është shprehur Alvaro Morata, sulmuesi i Juventusit, gjatë një interviste për El Pais që nga grumbullimi i Spanjës. “Brenda fushës mund të më shajnë ose të më pështyjnë, por jashtë kur dalim në shëtitje unë ose gruaja dhe fëmijët e mi, jo, është ndryshe”, shtoi ai. Morata më pas foli për fillimin e vështirë të sezonit me Juventusin dhe me kombëtaren. "Isha jashtë për gati një muaj dhe në nxitimin për t'u rikthyer nuk isha mirë fizikisht. Më duhej të punoja shumë për ekipin dhe nuk isha i qartë për të shënuar," shpjegoi ai.

"Ndeshjet e fundit i kam luajtur në të majtë, pothuajse duke mbuluar krahun, por e rëndësishme është të luaj dhe të bëj atë që kërkon trajneri. Natyrisht që do të doja të luaja më mirë dhe të shënoja më shumë gola. Para dëmtimit isha mirë", përfundoi sulmuesi spanjoll.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI