Flash

Futbollistja e PSG sulmohet në rrugë, arrestohet shoqja e ekipit: xhelozi për fanellën sipas hetuesve

Lapsi.al 10 November 2021
Futbollistja e PSG sulmohet në rrugë, arrestohet shoqja e ekipit:

Një lajm i shëmtuar kronike të zezë trondit ekipin e femrave të PSG-së. Të enjten e kaluar Kheira Hamraoui, kampione e Europës me Barcelonën, u sulmua dhe u godit në këmbë nga dy persona të maskuar teksa po shkonte në shtëpi me shoqen e skuadrës Aminata Diallo. Mëngjesin e sotëm ka ardhur edhe zhvillimi befasues i cështjes, kur Diallo u ndalua nga policia: sipas hetuesve, ajo është nxitësja e sulmit për shkak të xhelozisë për fanellën.

Lajmi për arrestimin u konfirmua nga PSG me një shënim: "Paris Saint-Germain mund të konfirmojë se Aminata Diallo është në paraburgim policor në shërbimin rajonal të Versajës, pas sulmit ndaj një prej lojtarëve të klubit të enjten. PSG dënon në mënyrë absolute dhunën. Nga e enjtja janë marrë të gjitha masat për të garantuar shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë ekipit të femrave”. Ekipi francez po bashkëpunon në mënyrë aktive me policinë.

Hamraoui, mesfushorja 31-vjeçare, nuk mori pjesë në ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid të martën për arsye personale dhe u zëvendësua pikërisht nga Diallo. Arsye personale që mëngjesin e sotëm dolën në kronikë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI