Flash

Bushi thërret "ndihmë", Reja i jep... Muçin: sulmuesi kthehet prapë te U21 për të zëvendësuar Carën

Lapsi.al 10 November 2021
Bushi thërret "ndihmë", Reja i jep... Muçin: sulmuesi

Alban Bushi mund të marrë frymë qetësisht. Në dispozicion të tij është kthyer sërisht Ernest Muçi. Sulmuesi i Legia Varshavë, që vetëm një ditë më parë kaloi nën urdhërat e Rejas, që ia mori pikërisht Bushit, ka kuptuar vështirësitë e teknikut të U21 pas dëmtimit të Tedi Carës. Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupit të kuqezinjve i është ribashkuar futbollisti i Legias së Varshavës, Ernest Muçi, i cili kaloi ditën e hënë në grumbullimin e Kombëtares A.

Pas dëmtimit të Tedi Carës, stafi kuqezi vendosi të thërriste sërish në ekip sulmuesin Muçi, pas diskutimit me stafin e Kombëtares A. Kështu, Ernest Muçi ka qenë pjesë e stërvitjes së pasdites dhe do të jetë një ndihmë për dy ndeshjet e rëndësishme në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian që Shpresat do të luajnë kundër Sllovenisë dhe Kosovës.

Shqipëria U-21 po vazhdon përgatitjet intensive në prag të sfidave të rëndësishme që do të luajë në transfertë ndaj Sllovenisë më 12 nëntor dhe Kosovës më 16 nëntor. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar ditën e sotme edhe stërvitjen e fundit përpara nisjes në Slloveni, ku do të luajë edhe ndeshjen e parë ditën e shtunë.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI