Flash

Milan nuk ia fal Donnarumman: klubi përjashton Raiolan nga tratativa me Romagnolin

Lapsi.al 10 November 2021
Milan nuk ia fal Donnarumman: klubi përjashton Raiolan nga tratativa me

Mino Raiola, këtë herë, do të duhet të qëndrojë mënjanë. Në negociatat jo të lehta për rinovimin me Alessio Romangolin, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit 2022, Milani ka diktuar kushtet dhe i ka kërkuar - dhe sic duket e ka marrë - lojtarit, të paraqitet i vetëm për takimet me Maldinin dhe Massaran. Arsyeja dihet: nisur nga epilogu i cështjes Donnarumma, klubi në rrugën Aldo Rossi nuk dëshiron të ketë më punë me menaxherin e fuqishëm. Kjo gjë mban vetëm një rrugë të hapur: ose Romagnoli flet vetëm me klubin, ose rinovimi i mundshëm mund të konsiderohet menjëherë i pamundur. Fakti është se – shkruan Gazzetta – në fund ish-kapiteni ka vendosur të shkojë drejt kërkesave të Milan dhe po flet me drejtuesit personalisht.

Kjo nuk i ndryshon shumë faktet: Romagnoli fiton 6 milionë në sezon që, për shkak të Dekretit të Rritjes nga i cili kuqezinjtë përfitojnë për Ibrahimovic, e bëjnë lojtarin më të paguarin (bruto) të të gjithë skuadrës. Oferta e klubit është 3.5 milionë euro në sezon, mbrojtësi do të donte 4.5 milionë. Ka vend për të negociuar në lidhje me këtë edhe pse Maldini dhe Massara vështirë se mund të lëvizin shumë nga propozimi fillestar. Por e gjithë kjo vetëm nëse Raiola nuk tenton të ndërhyjë në negociata. Edhe pse, saktëson Milani me një shënim, “Klubi ruan marrëdhënie profesionale me të gjithë menaxherët, pa asnjë përjashtim”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI