Flash

Video/ Debutimi i Gliha shkon keq: Kosova humb edhe me Jordaninë

Lapsi.al 10 November 2021
Video/ Debutimi i Gliha shkon keq: Kosova humb edhe me Jordaninë

Nuk është një moment i mirë për Kosovën dhe ndryshimi në pankinë nuk duket se ka dhënë efekt, të paktën po të gjykosh nga rezultati. Dardanët, në debutimin e teknikut Gliha, janë mundur 0-2 nga Jordania në një miqësore. Nuk është një rezultat që ka justifikim, duke qenë se Kosova u fut në fushë me gjithë lojtarët më të rëndësishëm.

Jordania shënoi në minutën e 18’ me sulmuesin Faisal, i cili depërtoi në qendër të zonës duke shënuar golin e avantazhit. Një gol që lëkundi besimin e Kosovës dhe ngjalli fantazmat e të kaluarës. Skuadra dardane u përpoq të reagonte por e bëri pa forcë e bindje, aq sa rastet e krijuara ishin të pakta.

Gjërat nuk është se ndryshuan në pjesën e dytë, edhe pse Kosova u mundua të imponohej më shumë me dëshirë se me qartësi idesh. Skuadra e Glihas u përpoqë të barazonte, por nuk kishte ekuilibër, duke lënë shumë hapësira që jordanezët i shfrytëzuan për t'i goditur sërisht. Vojvoda gaboi në ndërhyrje brenda zone, duke i dhënë mundësi sulmuesit Al Daradre që të shënonte golin e dytë, duke vulosur një ndeshje performanca e së cilës nuk premton asgjë të mirë përpara ndeshjes me Greqinë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI