Flash

Kontrata “Alemany” për Dembele: sa më shumë jashtë fushës, aq më pak paguhet

Lapsi.al 12 November 2021
Kontrata “Alemany” për Dembele: sa më shumë

Asnjë ekip në botë nuk mund të pretendojë se nuk ka dalë kurrë keq me blerjet e merkatos, verore, apo edhe dimërore. E megjithatë, kohët e fundit, në Barcelonë po ekzagjerojnë. Pothuajse të gjitha goditjet e mëdha të kësaj skuadre në verë ishin krejtësisht të dyshimta, që në start, duke përjashtuar Frenkie De Jong, i vetmi që duket se i takon të veshë realisht fanellën e Barçës.

Mes Coutinhos dhe Dembele është e vështirë të përcaktohet se cili ishte shpenzimi më i kotë. Francezi, megjithëse nuk ka dhënë pothuaj asgjë, vazhdon të jetë në planet e klubit, të paktën duke dëgjuar fjalët e Xavit, që në prezantimin e tij si trajner i ri tha se rinovimi i kontratës së sulmuesit është një nga prioritetet. Por tekniku nuk e ka bërë të qartë se çfarë lloj kontrate do t'i ofrohet Dembeles. Atë e shpjegon gazeta katalanase “Sport”, e cila raporton se synimet e klubit janë t'i propozojë një marrëveshje futbollistit frances të stilit Alemany.

Kjo lloj kontrate, që ka marrë emrin nga Mateu Alemany, drejtori teknik i blaugranave, e që e ka përdorur këtë metodë si në kohën kur ishte në krye të Mallorcas, ashtu dhe të Valencias, është tepër specifike për rastin e lojtarëve si Dembele. Qëllimi është i thjeshtë, të gjendet mënyra për të siguruar që dëmtimet e shumta të francezit, të mos rëndojnë shumë në arkat e Barcelonës. Që në momentin e mbërritjes në Katalonjë sulmuesi ka pasur probleme fizike të të gjitha llojeve dhe sidomos muskujve.

Duke marrë parasysh kushtet financiare të klubit, në “Kamp Nou” duan të shmangin pagesën e një lojtari që shpesh është i padisponueshëm. Ideja është të ulet tarifa fikse e Dembeles, por në të njëjtën kohë të sigurohet që me një numër të mirë aktivizimesh paga të jetë po ajo. Në të vërtetë, në prani të një sërë bonusesh shtesë të ekipit, mund të jetë edhe më e lartë se sa është perceptuar deri më tani. Sa më shumë të luajë, aq më shumë paguhet, ky është koncepti. Por tani Barcelona duhet të marrë aprovimin e vetë lojtarit, i cili duhet t'i lidhë fitimet e tij me një integritet fizik, që vazhdon të jetë një problem më vete.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI