Flash

Uzuni nga minuta e parë, Broja në pankinë: ja formacioni i Shqipërisë në Wembley

Lapsi.al 12 November 2021
Uzuni nga minuta e parë, Broja në pankinë: ja formacioni i

Në Wembley është një ndeshje që duhet shijuar, pastaj është edhe përcaktuese nëse do të mundemi akoma të shpresojmë për vendin e dytë. Anglia është një superfuqi e futbollit botëror, që nuk ka nevojë për epitetin finalist në Euro 2020 për tu përfaqësuar e megjithatë Shqipëria duhet ta mundë për të ëndërruar. Kjo e bën skuadrën e Rejas të mos ketë asgjë për të humbur dhe në gjithë strategjitë e ndërtuara në mendjen e teknikut italian prej një muaji, që nga humbja me Poloninë, kanë marrë formë idetë se si mund të surprizohen Tre Luanët. Me Berishën mes shtyllave e në mungesë të Gjimshitit, treshja e prapavijës është pothuaj e salduar me Ismajlin, Kumbullën e Veselin, i vetmi që luan vendin me një mes Mihajt e Dermakut. Sjellja e Hysajt e Trashit, që do të jenë lojtarët e krahut, pastaj, do të jetë më defensive se zakonisht, për të përballuar Sterling, Rashord apo kushdo vjen në ato anë. Bare e Gjasula janë të sigurtë në pozitat e tyre në qendër të mesfushës, ndërsa Laci e Bajrami diskutojnë për një fanellë titullari.

Për sulmin situata është më e qartë: fakti që Broja nuk u bashkua dot me ekipin e ul në pankinë, ndërsa Cikalleshi e Uzuni janë titullarët në Wembley, e konfirmuar kjo edhe nga tekniku i kombëtares Edoardo Reja në konferencën në shtyp në londër para ndeshjes: “Nuk mund të them se kush luan sot, jam mësuar t’ua them formacionin lojtarëve në ditën e ndeshjes. Dyshimet janë gjithmonë, por kemi punuar shumë mirë ndaj kam vështirësi zgjedhje, uroj dhe shpresoj që nesër të hedh në fushë ekipin më të mirë. Sa i përket Brojës, qëndroi këtu të kurohej për kaviljen, por sot e nesër do të shohim se si është, do të jetë në fushë apo jo. Nuk është titullar, por do të shohim gjendjen e tij”, shpjegoi Reja.

Ajo që i qendron Rejas ngulitur në kokë, si një ide fikse, është të sakrifikojë një nga mesfushorët, në këtë rast Lacin ose Bajramin, për të hedhur në fushë Roshin, që bashkë me Uzunin do të bëheshin sprinterët kuqezinj, në mbështetje të qendërsulmuesit, për të kapur në befasi mbrojtjen e ngadaltë angleze. Kjo është zgjidhja e vetme që torturon teknikun italian, nëse nuk do të votojë për sigurinë dhe mënyrën e zakonshme të lojës…

FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË

Portier: BERISHA

Mbrojtës: ISMAJLI, KUMBULLA, VESELI (DERMAKU)

Mesfushorë: HYSAJ, BARE, GJASULA, BAJRAMI (LAÇI), TRASHI

Sulmues: CIKALLESHI, UZUNI

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI