Flash

Video/ "Duart te veshët pas golit me Shqipërinë e turpshme", Kean kritikon, Maguire sqaron, 'festimi nuk i drejtohej askujt’

Lapsi.al 13 November 2021
Video/ "Duart te veshët pas golit me Shqipërinë e
Harry Maguire këmbëngul se festimi i tij në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës të Anglisë kundër Shqipërisë “nuk i ishte drejtuar” askujt. Kapiteni i Manchester United vuri duarte te veshët pasi zhbllokoi rezultatin në fitoren 5-0 të Tre Luanëve në Wembley të premten mbrëma. Gjesti i Maguire dukej në fakt se ishte një mesazh për kritikët e tij të ashpër, në lidhje me performancat e tij me Djajtë e Kuq, por qendërmbrojtësi sqaron se festimi "nuk kishte asnjë kuptim". Në intervistën e tij pas ndeshjes, mbrojtësi që u transferua në Old Trafford për 80 milionë paund tha: "Jo, nuk i drejtohej askujt". "Ishte një rrëshqitje në gjunj, padyshim që i vendosa duart në veshët e mi, por jo. Unë jam kapiten i Manchester United, sigurisht që do të marr kritika kur skuadra nuk po shkon mirë, e pres plotësisht këtë. Por sigurisht që nuk i drejtohet askujt.” Festa e Maguire zemëroi legjendën e Manchester United dhe Eksperti i ITV-së, Roy Keane, i cili pas ndeshjes sulmoi: "Vendosi duart te veshët sikur do ti mbyllte gojën kritikave. Por mendoj se është e turpshme. Ai ka qenë një turp në muajt e fundit për Manchester United e mendon se nëse i shënon Shqipërisë do heshtë kritikat. E turpshme".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI