Flash

Irani kryeson grupin për në Katar, por Federata e ka braktisur : “Kemi një vit që i lajmë vetë uniformat”

Lapsi.al 13 November 2021
Irani kryeson grupin për në Katar, por Federata e ka braktisur :
Pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera të deritanishme të Iranit, ekipi kombëtar është braktisur nga Federata e futbollit vendase. Pas fitores ndaj Libanit, përmes profileve zyrtare sociale, skuadra, me petkun e futbollistëve, ka dashur të bëjë të njohur një situatë vërtet të vështirë. “Fitoret tona janë bërë një gjë normale (për Federatën) dhe në vend që të na mbështesin më shumë, na kanë harruar fare”, ishte mesazhi i shpërndarë fillimisht në Instagram nga Irani. "Është koha të informojmë njerëzit për problemet që po e mundojnë kombëtaren. Gjëra që nuk janë të denja për emrin e vendit tonë. Prej një viti kemi veshur gjithmonë të njëjtat uniforma, pasi i kemi larë vetë. Jemi përballur me vështirësi gjatë kampit stërvitor në Liban, por askush nga Federata nuk u ankua”. Fjalë që janë ende të lexueshme në Tëitter, ku mesazhi për ndihmë është fiksuar në krye të faqes. Kujtojmë se Irani po lufton për t'u kualifikuar në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022 dhe aktualisht kryeson grupin e tij me 13 pikë.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI