Flash

Ronaldo nuk dorëzohet: "Nuk ka justifikime, Portugalia do të shkojë në Katar"

Lapsi.al 15 November 2021
Ronaldo nuk dorëzohet: "Nuk ka justifikime, Portugalia do të
Është vërtet një moment i keq për Cristiano Ronaldon, i cili do të detyrohet të hyjë në play-off me Portugalinë e tij për të rrëmbyer kalimin për Botërorin 2022, pas humbjes së bujshme në shtëpi kundër Serbisë. Fenomeni portugez nuk dorëzohet dhe inkurajon shokët e tij. “Futbolli na ka treguar herë pas here se, ndonjëherë, janë rrugët më të përdredhura që të çojnë në rezultatet më të dëshiruara”, shkruan ai në Instagram. “Rezultati i djeshëm ishte i vështirë, por jo i mjaftueshëm për të na rrëzuar. Objektivi për të qenë prezentë në Kupën e Botës 2022 është ende shumë i gjallë dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur atje. Nuk ka justifikime. Portugalia do të shkojë në Katar". Nuk mjaftonin problemet dhe kriza e rezultateve me Manchester United: tani CR7 nuk gjen rehati as me kombëtaren e tij të dashur. Për habinë e të gjithëve, Portugalia fillimisht lejoi të rikuperohej dhe më pas u kalua nga Serbia në minutën e 90, një harahiri që i dha Vlahovicit dhe shokëve të tij biletën për në Katar, duke i detyruar luzitanët të shkojnë në playoff. CR7, në bilbilin e trefishtë, nuk ia fshehu zhgënjimin trajnerit Fernando Santos. E një ditë më pas, me mendje të ftohtë, ka ardhur postimi për të shkundur shokët e skuadrës duke dhënë edhe një paralajmërim për rivalët e tij: në Katar, fenomeni portugez absolutisht nuk dëshiron të mungojë...

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI