Flash

Video/ Ibrahimovic humbet mendjen dhe godet Azpilicuetan: shikoni gjestin e shëmtuar të suedezit

Lapsi.al 15 November 2021
Video/ Ibrahimovic humbet mendjen dhe godet Azpilicuetan: shikoni gjestin e

I frustruar, nervoz dhe dukshëm i dorëhequr për rezultatin që e detyroi Suedinë e tij të shkonte në play-off, për të tentuar nga aty kalimin për Katar 2022. Zlatan Ibrahimovic ishte protagonist i një gjesti të shëmtuar në finalen e ndeshjes kundër Spanjës. I futur në minutën e 73-të, kur zëvendësoi Isak, sulmuesi suedez humbi qetësinë duke dhënë një goditje shumë të fortë me shpatullën e majtë, në shpinën e Cesar Azpilicuetas. Një goditje që arbitri e sanksionoi vetëm me karton të verdhë (Ibra në fakt do të humbasë gjysmëfinalen e playoff-it) dhe që zemëroi lojtarët dhe mediat spanjolle.

https://www.youtube.com/watch?v=kr0-p-qQD5o

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI