Flash

Video/ Valentino Rossi nominohet "Legjenda" e MotoGP: është më "i shpejti" i të gjitha kohëve

Lapsi.al 16 November 2021
Video/ Valentino Rossi nominohet "Legjenda" e MotoGP: është
Valentino Rossi u vlerësua në mbrëmjen gala të FIM Awards në Valencia si "MotoGP Legend", një mirënjohje që, historikisht, jepet disa vite pas përfundimit të një karriere. Ndërkohë, ‘Doktori’ e ka marrë në të njëjtën ditë që ka pushuar së garuari, duke konfirmuar edhe më tej madhështinë e tij. Në ndarjen e çmimeve FIM MotoGP, ku shpërblehen pilotët dhe skuadrat e vitit, “Doktori” e mori cmimin nga duart e Carmelo Ezpeleta, CEO i Dorna Sports. “Doktori” u prit me “ovacione” nga të gjithë të pranishmit, i vlerësuar për karrierën e tij pas 26 sezonesh fantastike. Me nëntë tituj botërorë në emër të tij, 115 fitore dhe 235 podiume në total, plus shumë rekorde të tjera, Rossi tani krenohet me një çmim të ri shumë të veçantë. Kampioni nga Tavullia i bashkohet një grupi të përzgjedhur prej 31 pilotësh të tjerë, të quajtur legjenda dhe bëhet i gjashti italian që arrin statusin e Legjendës në MotoGP pas Giacomo Agostini, Marco Lucchinelli, Marco Simoncelli, Carlo Ubbiali dhe Franco Uncini. “Gjithmonë kam menduar se kjo ditë do të ishte një makth, por e kam shijuar. Në fund është kurorëzimi i një karriere të gjatë. Do të mbetet një ditë e paharrueshme dhe i falënderoj të gjithë: fansat, pilotët dhe të gjithë profesionistët. Ishte një karrierë e gjatë dhe një kënaqësi për mua”, tha Rossi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI