Flash

Boks/ Beteja epike, 2.03 metra e 170 kg në një ring: Hulku iranian kundër njeriut më të frikshëm në botë

Lapsi.al 16 November 2021
Boks/ Beteja epike, 2.03 metra e 170 kg në një ring: Hulku iranian
Nuk është as film e as fluturim në kohët epike. E megjithatë imagjinata të con aty. Përplasjet mes titanëve nuk janë vetëm krijime filmash, faqe historish të zhytura në hijeshinë e lashtësisë. Me rrethanat e duhura ato kthehen në momente bashkëkohësie. Në O2 Arena në Londër, për shembull, diçka e ngjashme do të shfaqet më 2 prill, kur ringu dhe dorezat do të jenë gjithçka që nevojitet për një ndeshje boksi të formatit përbindësh, midis Martyn Ford dhe Sajad Gharibi. “Njeriu më i frikshëm në botë” përballë “Hulkut iranian”.
HULKU EKZISTON, VJEN NGA IRANI - Të dy duhej të sfidoheshin, sipas ideve fillestare, që në 2018. Disiplina? Arte marciale miks. Pastaj nuk u bë asgjë, deri në ndryshimin e idesë që tani entuziazmon boksin. Nga njëra anë, luftëtari aziatik Sajad Gharibi, i cili në rrjetet sociale prezantohet si Hulku që vjen nga Irani, pa lojëra fjalësh dhe me një dozë të mirë vetëvlerësimi, përvec përmasave mbresëlënëse. Bodybuilder i rritur me ngritjen e peshave, me diplomë në biznes dhe role në disa filma aziatikë, e quan veten edhe “Herkuli persian”. E për të kuptuar përse, mjafton të klikosh në profilin e tij në Instagram, për të parë videon në të cilën ai shkatërron një kockë me grusht, thuajse si të ishte rutinë. Thjesht për t'i shtuar historisë edhe pak përrallë. MË I FRIKSHMI NË BOTË – Njeriu më i frikshëm në botë flet anglisht dhe ka muskuj të formatit extralarge. Ai quhet Martyn Ford, është i çmendur pas kriketit dhe vitet e fundit ka luajtur - ashtu si kundërshtari i tij i ardhshëm - në më shumë se disa filma. Në Instagram ai është një yll me mbi 3 milionë ndjekës (pesë herë më shumë se ata që numëron iraniani) dhe stërvitet nën këshillat e Eddie Hall, britaniku i fortë, fitues në vitin 2017 i titullit të njeriut më të fortë në botë (i mbiquajtur, jo rastësisht, "The Beast"). Ai është 2.03 m i gjatë, rreth njëzet cm më i gjatë se kundërshtari i tij, i cili balancon në peshore. Gharibi peshon 170 kg, në krahasim me 145 të britanikut. BETEJA - Për të pritur sfidën mes gjigantëve ("Përplasja e titanëve", duke cituar kinematografinë) do të jetë Arena O2 në Londër, e njohur edhe si North Greenwich Arena. Nuk mungojnë premisat për një takim të tensionuar. Madje as shigjetimet. "Jam i sigurt që do ta bëj copë dhe do t'u tregoj të gjithëve dallimin mes një sportisti dhe atij që nuk është. Jam i uritur..." ishte komenti i anglezit në Instagram. Përgjigja e iranianit? Në një foto. "Hulk po vjen, do të pendohesh për të gjitha." Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për fansat.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI