Flash

"Përse shkove në Paris? Për të shkuar në shtrat me burrin tënd": zbulohen detajet e telefonatës së Wandas me Suarez

Lapsi.al 16 November 2021
"Përse shkove në Paris? Për të shkuar në shtrat me
Yanina Latorre, prezantuesja e LAM TV, ka zbuluar disa nga detajet e bisedës private midis China Suarez dhe Wanda Nara. Një telefonatë e zjarrtë, që zgjati më shumë se 40 minuta. Dy, sipas moderatores, kanë qenë momentet më të nxehta në shkëmbimin e fjalëve mes China Suárez dhe Wanda Nara. “China i kërkoi Wandës të krijonte një histori ose një alibi mes tyre, sepse ishte e vështirë të dilte në rrugë dhe njerëzit po e kritikonin”. Por momenti më i keq i telefonatës ishte kur Wanda e pyeti pse kishte shkuar në Paris. “Ajo u përgjigj: 'për të shkuar në shtrat me burrin tënd, por nuk mundëm…'”. Në këtë afirmim Wanda shpërtheu me një kërcënim, të cilin e përsëriti disa herë: "Herët a vonë do të takohemi". E gjitha kjo, ndërsa në Dubai cifti ka udhëtuar për të gjetur mirëkuptimin pas ndarjes. Mauro Icardi, sulmuesi i PSG-së po bën të pamundurën për të qetësuar ujërat, por gjërat dalin jashtë kontrollit nga palë të treta. Wanda megjithatë ka postuar në Instagram një foto së bashku me sulmuesin e Paris-Saint Germain, me shkrimin: “Pas katër ditësh të paharrueshme, le të kthehemi në shtëpi… Na presin pesë njerëzit më të rëndësishëm (fëmijët) të jetës sonë”.
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi)

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI