Flash

Kane arrin Lineker në podiumin e Anglisë: ish-sulmuesi falenderon Southagate që e zëvendësoi

Lapsi.al 16 November 2021
Kane arrin Lineker në podiumin e Anglisë: ish-sulmuesi falenderon
Goleada historike për Anglinë që i shënoi madje 10 San Marinos së shkretë, kishte protagonist të madh qendërsulmuesin Harry Kane, i cili me pokerin e fiksuar u ngjit në podiumin e golashënuesve më të mirë në historinë e Tre Luanëve. Pikërisht kështu, sepse sulmuesi përdori të gjithë repertorin e tij për të arritur në kuotën e 48 golave në total me kombëtaren e Mbretëreshës dhe vetëm yëvendësimi i vendosur nga tekniku Southgate e pengoi atë të shkonte përtej katër rrjetave. Një zëvendësim që ka bërë të “lumtur” edhe Gary Linekerin, një ish-futbollist historik, me të cilin Kane tani ndan podiumin e golashënuesve më të mirë të Anglisë. Ish-sulmuesi ka komentuar në rrjetet angleze gjatë natës me disa postime vërtet të këndshme, duke i dhënë jetë një shfaqje të vërtetë në rrjetet sociale. "Kjo ishte dicka shumë e menduar nga Southgate. Riktheu Kane në pankinë në mënyrë që unë të shijoj akoma pak lavdi për disa muaj," shkroi Lineker duke iu referuar faktit se nëse sulmuesi do të kishte qëndruar në fushë ai mund të kishte kaluar 48 golat dhe për këtë arsye do ta kishte zbritur nga podiumi i më të mirëve. Tani përpara Kane - dhe Lineker - janë vetëm Bobby Charlton me 49 gola dhe Wayne Rooney me 53 ndër sulmuesit më të mirë të Anglisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI