Flash

Të vërtetat e Raiolas: "Pogba tek Juve? Të ëndërrosh është falas"

Lapsi.al 17 November 2021
Të vërtetat e Raiolas: "Pogba tek Juve? Të

Nga Pogba te Donnarumma, duke kaluar nga De Ligt: Mino Raiola zbulon prapaskenat e të asistuarve të tij. Mesfushori i Mançester Junajtid është ende një dëshirë e Juventusit: "Ëndërrimi është falas, ata që nuk ëndërrojnë kanë vdekur. Unë nuk ia ndaloj ëndrrat askujt, i shoh edhe vetë çdo ditë, kështu që le të ëndërrojmë, bën vetëm mirë. Pastaj le të shohim nëse këto bëhen realitet”. Nga ana tjetër, portieri i PSG-së nuk po përjeton një moment shumë të qetë: “Nuk e di nëse është bërë problem rivaliteti me Navasin, mendoj se të gjithë e dinë se si do të përfundojë kjo histori. Dhe do të dalë mirë për Gianluigin. Duhet pak durim, e kuptoj që po jeton një moment të pa provuar më parë por vetëm me dialog do të zgjidhet. Pak nga pak...".

Për të rikthyer Pogban në Torino pengesa është vetëm ekonomike: "Dhjetori është muaji i ëndrrave, me Krishtlindjen dhe të gjitha festat. Është ende herët, të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk e di përse, por kur flitet për Pogba në Angli zgjohen edhe të vdekurit. Pra, është më mirë të mos flasim për këtë, edhe pse pastaj disa ish-lojtarë të Manchester United nëse nuk flasin për Pogba dhe për mua nuk flasin fare. Kështu që është më mirë të mos flasim për këtë."

Asnjë koment, ndërkohë, për rinovimin e De Ligt me bardhezinjtë: “Duhet ta bëjmë këtë intervistë në maj, tani jemi në nëntor… në këtë moment një intervistë si kjo nuk është e mirë”. Cështje e ngjashme edhe për Romagnolin me Milanin: “Merkato e transferimeve do të fillojë në maj. Nuk e di, do të punojmë”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI