Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Laporta shkon përtej Dani Alves: "Nuk e përjashtoj rikthimin e Messi e Iniesta"

Lapsi.al 17 November 2021
Laporta shkon përtej Dani Alves: "Nuk e përjashtoj rikthimin e

Pas ardhjes së Xavi në pankinë dhe rikthimit të Dani Alves, Barcelona duket se nuk ka ndërmend t'i japë fund operacionit të nostalgjisë: "Një rikthim i Messit dhe Iniestas? Nuk e përjashtoj - tha presidenti Joan Laporta në ditën e prezantimit të mbrojtësit brazilian - Është diçka që ka ndodhur me Danin. Ka personalitete që e kanë bërë klubin të madh dhe Leo dhe Andrés janë dy lojtarë spektakolarë. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Ata ende po luajnë, por ata kanë qenë të mrekullueshëm te Barça dhe e bënë klubin të madh. Ata janë lojtarë me një kontratë në fuqi me klubet e tjera dhe kjo duhet respektuar, por në jetë nuk i dihet kurrë."

Pas kthimit të 38-vjeçarit Dani Alves në Katalonjë, Laporta duket se nuk dëshiron t'ua mbyllë derën dy ish-ëve të mëdhenj, sot përkatësisht te PSG dhe Vissel Kobe, edhe pse në vitin 2022 ata do të mbushin 35 dhe 38 vjeç.

Ndërkohë, braziliani, i kthyer nga dy sezone në shtëpi me San Paolon, shpjegoi se çfarë e shtyu të vishte sërish ngjyrat blaugrana: "Po mbaj një premtim që i kam bërë vetes. Kam ndryshuar në shumë gjëra, por zemra dhe shpirti janë gjithmonë njësoj. Versioni im i dytë do t'u pëlqejë edhe më shumë tifozëve: jam më i pjekur dhe do të punoj më shumë. Kjo mund të jetë fanella e fundit që do të vesh, dua ta nderoj dhe të rikthej klubin lart. Pastaj dua të shkoj në Kupën e Botës në Katar. Xavi? Doja të kthehesha të luaja dhe kishte pasur disa takime, por kur u kthye mendova se e dinte çfarë bënte. Më thirri duke më pyetur nëse doja ta ndihmoja, u përgjigja se nëse Barça ka nevojë për mua, nuk doja të dija asgjë më shumë. Shumë mendojnë për paratë, por nuk ishte e rëndësishme për mua. Nga ajo telefonatë tashmë u ndjeva si lojtar i Barcelonës .

Alves foli për rikthimin e mundshëm të Messit: "Nëse më jepni disa orë, po të shkoj ta kërkoj (duke qeshur). Leo është gjëja më e madhe që kam mundur të shoh dhe të mëdhenjtë të mungojnë gjithmonë. Do të ishte e pabesueshme ta shihja përsëri këtu, por për fat të keq nuk e di nëse do të jetë e mundur. I inkurajoj të gjithë të kthehen, kam qenë në shumë vende, por asnjë nuk është si ky".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI