Flash

Akuzat për përdhunim, Edouard e Ferland Mendy i ngatërrojnë me Benjamin Mendy: tërbohen dy lojtarët

Lapsi.al 18 November 2021
Akuzat për përdhunim, Edouard e Ferland Mendy i ngatërrojnë
Benjamin Mendy ndodhet në burg për akuzat e përdhunimit dhe ditët e fundit emri i tij ka qenë në gazetat e mediat në mbarë botën. Sa keq që disa prej tyre, duke dhënë lajmin, kanë gjetur Mendy e gabuar. Në disa artikuj, anësori i Mançester Sitit në fakt është ngatërruar me Edouard dhe Ferland Mendy, përkatësisht portierin e Chelsea dhe mbrojtësin e Real Madrid. Një situatë që i ka tërbuar direkt të interesuarit, të detyruar menjëherë të mohojnë gjithçka dhe të shfryjnë zemërimin e tyre në rrjetet sociale. "Është e trishtueshme të shohësh se në vitin 2021, në Francë, ashtu si në Angli, disa zezakë nuk kanë emra apo fytyra të dallueshme - tha Edouard Mendy në një histori të postuar në Instagram -. Këto 'gabime' janë padyshim simbolike. Megjithatë, nuk është aq e komplikuar të dalloni dy fytyra, sidomos kur fanella mund të jetë një ndihmë e çmuar”. Mesazhi u shpërnda menjëherë në Twitter nga Ferland Mendy. "Faleminderit Edouard Mendy! Jemi në vitin 2021. Do të duhet kohë, por do të përfundojnë duke na respektuar! I pëlqen apo jo!", u përgjigj mbrojtësi i Realit. Një qëndrim i ashpër për të mos lejuar që ngatërresa e bujshme e personave të përsëritet duke pasur parasysh akuzat e rënda në lojë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI