Flash

Milan tërhiqet nga përjashtimi i Raiolas: vizitë blitz e menaxherit për Romagnolin e Ibrahimovic

Lapsi.al 18 November 2021
Milan tërhiqet nga përjashtimi i Raiolas: vizitë blitz e

E kishin përjashtuar nga negociatat për Romagnolin, pikërisht për shkak të sjelljes së tij në cështjen Donnarumma, por Milan ndryshon mendje dhe mirëpret menaxherin e fuqishëm Mino Raiola, për një vizitë të shpejtë të tij në selinë kuqezi. Flitet për të ardhmen e Alessio Romagnolit, që është në udhëkryq prej kohësh: kontrata e tij në fakt përfundon verën e ardhshme dhe rinovimi duket i komplikuar, sepse 6 milionët që përfitohen në vit nga mbrojtësi janë konsideruar të tepërta nga klubi. Aq më tepër që duhet marrë në konsideratë që dyshja titullare e qendrës së mbrojtjes është e formuar tashmë nga Kjaer e Tomori.

Romagnoli do të preferonte të qëndronte dhe për këtë është i gatshëm edhe të ulë pagën e tij, sikurse ka bërë muaj më parë Tonali vetëm për të qenë pjesë e Milanit. Cështja është se në lojë është edhe një fanellë titullari, atë që i garantojnë te Juventus, tepër i vëmendshëm në këtë situatë. Tashmë i takon Raiolas të rrumbullakosë shifrat me të cilat numri 13 kuqezi është i gatshëm të akordohet me drejtuesit e Milanit.

Nuk është ende momenti, për më tepër, për të hyrë në një tratativë tjetër të komplikuar për një rinovim. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, një tjetër i asistuar i Raiolas, ka shfaqur interesin për të vazhduar karrierën dhe për të mos u tërhequr në fund të sezonit. Në fakt, pas disa muajësh do të jetë koha për të diskutuar çdo detaj me klubin, por sot mund të jetë rasti për një takim të parë në këtë drejtim, kuptohet nëpërmjet menaxherit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI