Flash

Tronditet Bayern Mynih, Kimmich nuk vaksinohet: lojtarët "No vax" nuk mund të qendrojnë në grumbullim

Lapsi.al 18 November 2021
Tronditet Bayern Mynih, Kimmich nuk vaksinohet: lojtarët "No vax"

Gjermania është në mes të valës së katërt të Covid dhe ndërsa Landet po vendosin në mënyrë autonome se çfarë do të bëjnë, edhe bota e futbollit është e detyruar të vrapojë për t'u mbrojtur. Në veçanti, ai që është goditur nga situata është Bayern Mynih, që javët e fundit ka kapur faqet e para të gazetave për pozitivitetin e disa prej elementëve të tij që ishin deklaruar hapur kundër vaksinës. Në Bavari, të pavaksinuarit nuk lejohen të shkojnë në hotele dhe grumbullimi para ndeshjeve të skuadrës së Nagelsmann mund ta ndjejë shumë shpejt efektin.

Ndeshja e radhës e kampionëve të Gjermanisë do të zhvillohet në Augsburg, gjithashtu në Bavari, ku aksesi në vendet publike aktualisht është i rezervuar për personat që janë nën rregullin e rreptë 2G (të vaksinuar ose të shëruar) dhe mes lojtarëve të Bayern Mynih që do të dalin nga karantina, është edhe dikush që, si Joshua Kimmich, e shpalli veten "no-vax" dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë në sfidë dhe as në vigjilje me pjesën tjetër të grupit. Për Musiala, Gnabry dhe Choupo-Moting, megjithatë, pozicioni në këtë drejtim nuk është ende i sigurt.

Kjo është pengesa e parë, ndoshta e pashmangshme, por që mund të ndryshojë gjithashtu të ardhmen e sportit me aksesin në evente vetëm për atletët e vaksinuar. Organizatorët e Kupës së Botës në Katar e ngritën këtë çështje një vit më parë, duke konfirmuar dëshirën për të pritur vetëm lojtarë në rregull me ciklet e vaksinimit, por është e vështirë të parashikohet se çfarë do të rezervojnë muajt e ardhshëm në këtë drejtim. Ndërkohë, Bayern Mynih ndoshta do t'i duhet të bëjë pa disa nga elementët e tij kryesorë në fushë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI