Flash

FOTO/ I ati i Wanda Naras përfshihet në çështje: "I zhgënjyer nga Icardi, preferoja Maxi Lopez"

Lapsi.al 18 November 2021
FOTO/ I ati i Wanda Naras përfshihet në çështje: "I

Pavarësisht paqes së sanksionuar në Dubai nga Wanda Nara e Mauro Icardi, sulmet ndaj sulmuesit të PSG-së vazhdojnë të vijnë nga familja e modeles argjentinase. Babai i Wandës, Andrés Nara, i cili kurrë nuk e fshehu mungesën e simpatisë për Icardin, foli për skandalin e fundit që përfshiu të bijën: “Gjithçka e mora vesh nga TV – tregoi ai për ‘Los Ángeles de la Mañana’ – flisnin për Mauron me vajzën time dhe faktin që pavarësisht se është futbollist dhe ka reputacionin që ka, është një djalë besnik... Dhe më pas ndodhi kjo. Duket se kemi tërhequr rreth vetes fatin e keq”.

“Isha i shqetësuar dhe i lënduar nga sjellja e Mauros - vazhdoi babai i Wandas - sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i mirë me fëmijët e Maxit. E pranoj që nuk besova shumë në marrëdhënien e tyre kur u lidhën bashkë, por e kisha gabim. Nuk kam një raport të mirë me Icardin, ju e dini. E në atë kohë preferoja Maxi López sepse është babai i djemve dhe doja që ata të ishin mirë”, saktësoi Andres Nara.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI