Flash

"Kishim fat, eleminuam ekipin më të mirë": Shkëmbi elozhe kundërshtarit, kritika Dinamos

Lapsi.al 18 November 2021
"Kishim fat, eleminuam ekipin më të mirë": Shkëmbi

“Emocion në fund, por duke uruar djemtë për kualifikimin se për ndeshjen kam rezerva. Por duhet të shohim me optimizëm kualifikimin, në asnjë moment nuk kemi harruar e nuk duhet të harrojmë që kemi skualifikuar ekipin më të mirë të momentit. Por nuk jam i kënaqur me atë që dhamë sot në fushë". Fjalë të sinqerta të teknikut të Dinamos, Bledi Shkëmbi, që përligjin atë që u pa në fushën e lojës, në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës. Dinamo lëshoi dy gola avantazh të sfidës së parë e shkoi pranë kapitullimit, sidomos me shtyllën e Xhixhës në fundin e kohës së rregullt: "Kemi probleme me disa lojtarë që nuk japin ende 100%. Ishte fati dhe përqendrimi më shumë se sa rreshtimi. Pjesa e dytë me sa shoh është problem psikologjik më shumë".

E megjithatë, sidos që erdhi, Shkëmbi është i lumtur me kalimin në cerekfinale të Kupës që, jo vetëm mbetet objektivi primar i nëndetëses, por shërben edhe si shtytje morale në kampionat: "Na duhej shumë ky kualifikim. E dinim që do të ishte shumë, shumë i vështirë, jam i bindur që nga ana psikologjike do të na ndihmojë. Ndeshjet vijnë shpejt, të hënën kemi ndeshje shumë të vështirë, por me këtë kualifikim shkojmë ndryshe. Nuk diskutohet”, përfundoi Shkëmbi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI