Flash

"Sinemati një mi kanalesh": Halili i tërbuar nga zërat që aludonin për trukim

Lapsi.al 18 November 2021
"Sinemati një mi kanalesh": Halili i tërbuar nga zërat

“Kemi shumë gjëra për të thënë. Ishte një sakrificë dhe lojë e pastër nga lojtarët. Më vjen keq për çunat për arsye se kishin premtuar që do të bënin ndeshje të mirë e do bënin kthesë, që është diskutuar që në ditën e parë kur humbëm ndeshjen. Na vjen keq por i falënderoj për sakrificën edhe tifozët edhe pse një pjesë e mirë flisnin që ndeshja është e lënme e kjo bëri që të mos kishte shumë në stadium". Me këto fjalë e nis deklaratën e tij, pas eleminimit në Kupën e Shqipërisë presidenti i Tiranës, Refik Halili, që edhe për këtë "faturë" financiare të munguar, por edhe për aludimet e ditëve të fundit në lidhje me trukimin e rezultateve mes kampionatit e Kupës, ku Tirana e Dinamo u përballën tre herë radhazi, ka shpërthyer tërbimin e tij, duke e drejtuar sulmin personalisht mbi gazetarin Gëzim Sinemati. "Këto për mua janë minj kanalesh, i pari nga këto është Gëzim Sinemati. T’ia thonë atij, janë minj kanalesh që ndyjnë futbollin me atë që dalin e thonë në intervista e opinione. Kur japin opinione të jenë të kujdesshëm, ata dëmtojnë futbollin shqiptar", ka shfryrë dufin numri 1 i klubit.

Halili është ndalur edhe te ish-portieri i tij, që mbron tani kuadratin e Dinamos, e që eleminoi bardheblutë me pritjen e tre penalltive: "Bakaj është një djalë shumë i mirë, ka treguar që di të vazhdojë futbollin. Unë e përgëzoj për atë çfarë bëri dhe këtë duhet ta ketë parasysh Dinamo se ai është portieri që i shpëtoi nga kategoria dhe i ngjiti. Ne vazhdojmë të ecim e vazhdojmë kampionatin. Më vjen keq që çunat janë lodhur 120 minuta, fati nuk ishte me ne, i uroj suksese Dinamon, të ecë para”, tha Halili para gazetarëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI