Flash

"I bëmë hyzmetin deri në fund, punë fati": Shehi i eleminuar, por i kënaqur me Tiranën e tij

Lapsi.al 18 November 2021
"I bëmë hyzmetin deri në fund, punë fati": Shehi i

“Jam krenar për atë që dhanë çunat, ishim gjithë kohën dominues, rastet i patëm. I tillë është futbolli, penalltitë janë çështje fati, të shohim përpara dhe ta harrojmë sa më parë këtë ndeshje. Mendoj se një do e humbte, ne ose Dinamo. U thashë edhe djemve që bëmë maksimumin, por këtu nuk është gjithmonë në dorën tonë, se është edhe çështje fati". Orges Shehi del nga Kupa e Shqipërisë në llotarinë e penalltive dhe pasi ka rikuperuar dy golat e ndeshjes së parë është legjitime që ta quajë mungesë fati: "Të thuash çfarë mungoi, bëhet e vështirë. Mendoj se kemi bërë maksimumin, kemi pasur raste për të mbyllur ndeshjen, edhe në 2-0, edhe në kohën shtesë - analizoi tekniku. Çunat konsumuan shumë energji, është e rëndësishme të dalim para portë, të krijojmë raste, të jemi dominues dhe këtë e bëmë sot dhe pastaj mund të ketë gabime të vogla".

Trajneri i Tiranës i kthehet edhe situatës mbi të cilën u ndërtua kjo ndeshje. Bardheblutë kishin humbur 2-0 ndeshjen e parë e megjithatë rikuperuan në kthim, duke shkuar madje edhe pranë kualifikimit, me dy shtylla të goditura: "Erdhëm në këtë ndeshje me disavantazh. Dinamo është ekip cilësor, është e vështirë përmbysja. Skuadra bëri shumë mirë, bëri maksimumin. Mendoj se skuadra bëri shumë mirë, por kjo nuk duhet të na influencojë. Përkundrazi, i kam thënë lojtarëve para ndeshjes që kjo duhet të jetë gjë e mirë për ne, se skuadra tregoi karakter, besoi deri në fund, e duhet të jetë për mirë e jo për keq. Kësaj ndeshje ia kemi bërë hyzmetin deri në fund" përfundoi Shehi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI