Flash

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Kishte çertifikatë false vaksinimi, por vazhdon ta mohojë: skandali e detyron trajnerin e Werder të dorëhiqet

Lapsi.al 20 November 2021
Kishte çertifikatë false vaksinimi, por vazhdon ta mohojë:

Markus Anfang ka dhënë dorëheqjen si trajner i Werder Bremen me efekt të menjëhershëm. Kjo është pasojë e polemikave që lindën nga hetimi në lidhje me teknikun, nën hetim për dyshimin se përdor një certifikatë të rreme vaksinimi. Klubi, ditët e fundit, nuk ka qenë asnjëherë në anën e trajnerit që tani ka vendosur ta hedhë 'peshqirin'. “Vendosa të ndaloj punën time si trajner i Werderit – shpjegoi ai – për shkak të situatës gjithnjë e më presuese për mua, ekipin, klubin dhe familjen time, që është krijuar”. Largohet nga detyra edhe zëvendësi i Anfang, Florian Junge, i cili po hetohet për të njëjtën arsye, para ndeshjes së sotme ndaj Schalkes.

Frank Baumann, drejtor teknik i Werder, komentoi vendimin e Anfang: “Ai dhe Junge, me dorëheqjet e tyre, na ndihmojnë t'i japim fund kësaj trazire që mbretëroi në klub ditët e fundit. Ne e respektojmë vendimin e tyre dhe do të fillojmë të kërkojmë një teknik të ri”. Për ndeshjen e sotme të Zweite Bundesliga, skuadrën do ta drejtojë 34-vjeçari Danijel Zenkoviç (deri dje bashkëpunëtor i Anfang). Së bashku me të do të jetë edhe trajneri i të rinjve, Christian Brand. Në orët e fundit, Anfang, i cili vazhdon të pretendojë se i është nënshtruar rregullisht të dyja dozave të vaksinës, i është drejtuar një avokati për ta ndihmuar të sqarojë pozicionin e tij.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI