Flash

Bundesliga/ Dortmund i afrohet Bayern edhe pa Haaland: rrëzohet Leipzig

Lapsi.al 20 November 2021
Bundesliga/ Dortmund i afrohet Bayern edhe pa Haaland: rrëzohet Leipzig

Borussia Dortmund përfiton nga disfata e mbrëmshme e Bayern Mynih dhe mbërrin tani vetëm një pikë nga bavarezët që vazhdojnë të jenë të parët në renditje: ishte fitorja e vuajtur 2-1 kundër Stuttgartit që u dhuroi tre pikët të besuarve të Rose (pa Haaland). Humbje, ndërkohë, për Leipzig përballë Hoffenheim 2-0, ndërsa Leverkusen rikthehet te fitorja 1-0 ndaj Bochum. Poker i Monchengladbach në Furth, përfundon 2-2 mes Bielefeld dhe Wolfsburg.

BIELEFELD-WOLFSBURG 2-2

Një mundësi e humbur për Bielefeld, që shpenzoi dy gola epërsi me Ëolfsburg në shtëpi dhe mbeti i parafundit në renditje. Okugaëa në minutën e 11 dhe Klos me penallti në minutën e 53 iluzionuan vendësit, por më pas në një minutë çmendurie të Bielefeld, mes minutës së 62' e 63' mbërrin barazimi i rezultatit: Weghorst dhe Nmecha shënuan golat e miqve.

DORTMUND-STUTTGART 2-1

Borussia Dortmund përfiton plotësisht nga rënia e kryesuesve të Bayern Mynih një ditë më parë dhe rikthehet vetëm një pikë larg nga bavarezët. Në një ndeshje të komplikuar e pa Haaland, mendon Malen të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 56. Skuadra e Rose, në mënyrë naive, lejon Massimon ta rikuperoj në minutën e 63 dhe, më pas, duhet të presë golin e Reus në minutën e 85 për të parë Dortmundin të saldojë vendin e dytë.

HOFFENHEIM-LEIPZIG 2-0

Hap përpara drejt Evropës për Hoffenheim, që ngrihet në kuotën e 17 pikëve, duke iu afruar Leipzig me 18. Skuadra e Red Bull konfirmon luhatjet e fillimit të sezonit dhe i nënshtrohet goditjeve të Samassekou (12') dhe Dabbur (68'). Akoma një performancë nën ton për Andrè Silva, i mbështetur gjithësesi edhe keq nga bashkëlojtarët e tij.

LEVERKUSEN-BOCHUM 1-0

Leverkusen rikthehet te fitorja pas katër ndeshjeve: Bayer kërcen kështu në vendin e katërt në renditje me 21 pikë, ndërsa Bochum mbetet i palëvizshëm me 13. Është Adli pas vetëm katër minutash që e bëri ndeshjen në zbritje për vendasit, të cilët më pas administruan avantazhin deri në bilbilin e fundit.

MONCHENGLADBACH-FURTH 4-0

Nuk ka dritë në fundin e tunelit në të cilin ka rrëshqitur Furth, i cili pas dymbëdhjetë javësh në Bundesligë është ende i mbërthyer në vetëm një pikë. Edhe sot gjithçka ishte shumë e lehtë për Monchengladbach në shtëpi, me ndeshjen e mbyllur në pjesën e parë: Hofmann, Neuhaus dhe Plea nënshkruan trisin në 45 minutat e para dhe pjesa e dytë është vetëm një formalitet për njerëzit e Hutter, të cilët fiksuan pokerin me Hofmann në minutën e 57, duke shkuar në 18 pikë në mes të zonës Europiane.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI