Flash

Vllaznia më e fortë se presioni, por Brdaric habit: "Skuadra është në ndërtim"

Lapsi.al 20 November 2021
Vllaznia më e fortë se presioni, por Brdaric habit: "Skuadra

“Pikë së pari jam i gëzuar për fitoren, e merituam sepse treguam një performancë solide, ishim të aftë të shënonim më shumë gola. Jam krenar për lojën, për golat. Ishte detyrë për ne të fitonim, kishim dhe pak presion por ja dolëm me sukses". Thomas Brdaric, tekniku i Vllaznisë, mund të marrë frymë lehtësisht me një fitore që i dha fund serisë prej tre ndeshjesh pa humbje në kampionat. Gjermani megjithatë ka një filozofi të cuditshme, duke e quajtur skuadër në ndërtim një ekip që e nisi që në korrik sezonin në Europë e që sapo mbylli fazën e parë të kampionatit: "Mendoj se jemi akoma në përmirësim, kam thënë që skuadra është në ndërtim. Të gjithë lojtarët po integrohen, jo çdo gjë që kemi bërë ka qenë e keqe. Duhet të marrim gjërat e mira dhe me kalimin e kohës shpresoj të arrijmë një formë të mirë për të marrë disa fitore radhazi".

Gjëra për tu përmirësuar edhe në 3-1 me Kastriotin ka shumë, sidomos në aspektin difensiv: "Kemi përmirësuar shumë në aspektin defensiv, kemi për të përmirësuar akoma në kundërsulmet që pësojmë. Gjithsesi mendoj se kemi arritur një fitore të mirë dhe mendoj se me kalimin e kohës nëse mbajmë këto mendime dhe ne do të jemi pozitiv dhe do të shkojmë përpara", tha gjermani duke vazhduar më pas: "Ndoshta ne duhet të zgjedhim në mënyrë më të mirë kush duhet të niset para dhe kush do të duhet të qëndrojë prapa në mbrojtje. Tifozëve u pëlqen ky stil loje, Vllaznia nuk është më surrprizë pasi ekipet e dinë dhe përgatiten përballë nesh, megjithatë sot morëm një fitore dhe kjo ka rëndësi".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI