Flash

Video/ "A godet dot më fort?": Provokime dhe goditje për fitoren e 11 të Florian Markut në betejën me 8 raunde

Lapsi.al 21 November 2021
Video/ "A godet dot më fort?": Provokime dhe goditje për

Florian Marku mposhti Jorick Luisetton për të përmirësuar rekordin e tij të pathyeshmërisë duke emocionuar tifozët shqiptarë të pranishëm të shtunën në Londër. 'Mbreti Shqiptar', sic e quan Sky Sport, tërhoqi një mori tifozësh që brohoritën para dhe pasi ai fitoi me pikë në një duel me tetë raunde. Marku nuk ishte kurrë në rrezik dhe mbeti i pamposhtur për të 11 sfidë radhazi, ndërsa progresoi në një skenë emocionuese të peshave të lehta me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që përfshin Conor Benn, David Avanesyan, Josh Kelly, Chris Kongo dhe Chris Jenkins.

I nxitur nga atmosfera elektrizuese, Marku e filloi shpejt me goditje që shkaktonin dhimbje dhe dëme tek kundërshtari - një uppercut ishte pjesa kulmore. Stili i Markut ndryshonte mes qëndrimeve serioze e provokimeve për të ndëshkuar Luisetton. Francezi ishte i guximshëm dhe i gatshëm të sulmonte hapur, por kjo i mundësoi vetëm Markut të gjente hapësirë për goditjet e tij të mprehta. Marku filloi të provokonte kundërshtarin e tij në raundin e pestë, për kënaqësinë e turmës, përpara se të niste grushtimet mbi të.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI