Flash

Tifozët e Partizanit nuk pranojnë lojtarët në fund të ndeshjes: kontestohen Olsi Rama e tekniku Daja

Lapsi.al 20 November 2021
Tifozët e Partizanit nuk pranojnë lojtarët në fund të

Atmosfera te Partizani nuk është ajo më e mira, për të mos thënë që në këtë pikë të kampionatit është më e vështirë se kurrë. Pak lidhje ka me barazimin 1-1 kundër Lacit, në ndeshjen e fundit të tyre të fazës së parë, sa sa gjendja e skuadrës dhe mënyra me të cilën të kuqtë kanë dalë nga objektivat ende pa nisur mirë kampionati.

Goli i Carës në minutën e 79 nuk ka shërbyer për të qetësuar tifozët e Partizanit, që në nëntë javë llogarisin 2 humbje e 6 barazime me tetë gola të shënuar e po aq të pësuar. Kështu, në përfundim të ndeshjes, kur lojtarët janë afruar për të përshëndetur tifozët, kanë nisur thirrjet "ik, ik", ndërsa janë kontestuar drejtori Olsi Rama dhe tekniku Ilir Daja që shpejtuar të shkonin për të qetësuar situatën.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI