Flash

Humbja e parë, Pioli nuk gjen ngushëllim: "Duhet të ndjejmë dhimbjen e kësaj sfide"

Lapsi.al 21 November 2021
Humbja e parë, Pioli nuk gjen ngushëllim: "Duhet të

Pas humbjes së parë në kampionat 4-3, Pioli analizon ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe tregon rrugën që duhet ndjekur. “Duhet të ndjejmë dhimbjen e kësaj disfate dhe të sigurohemi që të mos ndodhë më – shpjegoi trajneri i Milanit –. Pavarësisht humbjes, unë jam ende i bindur se skuadra që unë drejtoj është shumë e fortë dhe ne do të përpiqemi të bëjmë gjithnjë e më mirë". "Të humbësh të dhemb dhe të pësosh katër gola gjithashtu dhemb”, shtoi ai.

“Episodet na çuan në disfatë – vazhdoi Pioli duke analizuar ndeshjen –. Shifrat thonë 9 raste dhe 17 goditje në portë, por në golat e pësuar duhej më shumë vëmendje dhe në pjesën e parë duhej të shënonim të paktën një gol”. "Kishte mundësi për të rifilluar ndeshjen, por ne nuk ishim të kthjellët dhe të vëmendshëm - shtoi ai -. Ndoshta pa golin e katërt mund ta kishim barazuar ndeshjen. Kishim shumë lojtarë sulmues në fushë dhe kishim kohë". "Në pjesën e parë ne luajtëm mirë, nuk duhet të ishim në disavantazh të dy golave. Ne nuk shënuam, ata bënë dy gola - vazhdoi ai -. Gjithashtu në pjesën e dytë nuk është se bëmë keq, por ishte më shumë një paraqitje karakteri sepse nuk donim të humbnim ndeshjen e parë në kampionat”.

"Ekipi luajti si një grup me ritëm dhe intensitet - shtoi trajneri i kuqezinjve -. Ndonjëherë na mungon pasimi i fundit. Arritëm shumë herë në zonë, goditëm në portë dyfishin e Fiorentinës dhe performancën tonë e bëmë. Për të fituar, megjithatë, duhej më shumë vëmendje”. "Kjo humbje do të na shërbejë, jemi të zhgënjyer dhe të hidhëruar - vazhdoi Pioli - Ky rezultat do të na japë më shumë vendosmëri për ndeshjet e ardhshme".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI