Flash

Dy gola të shënuar në shtatë ndeshje, Broja tenton të ndryshojë turpërimin e përhershëm me Spanjën

Lapsi.al 26 March 2022
Dy gola të shënuar në shtatë ndeshje, Broja tenton të

Një tjetër përballje me iberikët, këtë herë miqësore, në të cilën Shqipëria shpreson që të ndryshojë edhe rezultatin, në kohën kur njeh vetëm humbje në shtatë ndeshjet e zhvilluara mes dy kombëtareve. Reja tashmë ka qartësuar idetë, duke parë edhe gjendjen e lojtarëve të tij në grumbullimin një javor në Spanjë dhe është gati për ndeshjen, që do të luhet sonte në 19.45 në RCDE Stadium, shtëpinë e Espanyol.

STËRVITJA E FUNDIT

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet dje në stadiumin “RCDE”, me seancën zyrtare në impiantin ku do të luhet ndeshja. Një stadium që më mirë se kushdo e njeh Keidi Bare, që luan për Espanyol dhe është shtëpia e tij shumë më tepër se të atyre që do të zbresin në fushë me fanellat e La Roja. Asnjë dëmtim dhe atmosfera është duket entuziaste. Reja i ka kushtuar vëmendje alternimeve të tranzicioneve dhe mënyrën e të vepruarit të skuadrës kur nuk është në zotërimin e topit, gjëe që praktikisht mund të ndodhë shpesh gjatë ndeshjes kundër Spanjës.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Ajo që mendohet të mos ndryshojë është skema. 3-5-2 i zakonshëm duket si një mënyrë për të qenë më i mbuluar përballë 4-3-3 të Luis Enriques. Në portë, prezenca e Hysajt në konferncën për shtyp si kapiten i skuadrës tregon dy gjëra njëkohësisht: në kuadratin e portës do të jetë Strakosha dhe në të djathtë do të jetë mbrojtësi i Lazios me Balliun në krahun e kundërt, duke qenë se lojtari i njeh mirë kundërshtarët me të cilët do të përballet, sepse luan në Liga. Me treshen e mbrojtjes e gjitha Serie A Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla, mesfusha në qendër ka Baren të sigurtë, ndërsa Asllani e Gjasula luajnë një vend në krah të Lacit. Në sulm dilema e vetme është se kush do të luajë në krah të Brojës, por Cikalleshi është më i avantazhuar në krahasim me Manajn dhe Uzunin.

PRECEDENTËT

Vetëm dy gola kanë arritur të shënojnë kuqezinjtë në 7 përballjet me Spanjën, ndaj të cilëve njohin vetëm humbje. Natyrisht kur vjen puna te golat e pësuar bilanci rritet keq me kombëtaren shqiptare që kanë nxjerrë topin nga rrjeta 29 herë. Në të vetmet ndeshje që kemi arritur t'i shënojmë Furive të Kuqe ka qenë në herën e parë që kemi luajtur kundër tyre në Qemal Stafa në 1986 dhe po në Tiranë në 1993 në humbjen 1-5. Humbja më e rëndë është ajo e pësuar 9-0 në kualifikueset e kampionatit europian në vitin 1990, edhe pse duhet thënë se shumë shpesh iberikët e kanë patur dorën e rëndë në përballjet me Shqipërinë. Tani i takon Brojës, lojtarit që po tregon vlera të jashtëzakonshme me Southampton në Premier League të tentojë të ndryshojë trendin negativ.

03/12/1986   Albania v Spain   1-2   UEFA European Championship

18/11/1987    Spain v Albania   5-0   UEFA European Championship

19/12/1990   Spain v Albania   9-0   UEFA European Championship

22/04/1992  Spain v Albania   3-0   FIFA World Cup

22/09/1993  Albania v Spain   1-5    FIFA World Cup

09/10/2016  Albania v Spain   0-2   FIFA World Cup

06/10/2017  Spain v Albania   3-0   FIFA World Cup

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI