Flash

Messi feston 300 milionë ndjekës në Instagram: 'Pleshti' gjithësesi mbetet i dyti

Lapsi.al 27 January 2022
Messi feston 300 milionë ndjekës në Instagram:
Edhe brenda vitit gjërat ndryshojnë shumë në shifra, performanca, arritje, sidomos kur flitet për rrjetet sociale. Imagjino nga viti në vit, sa për të marrë shembull janarin 2021 deri në janar 2022. Jo vetëm futbolli i luajtur që, të themi të drejtën, këtë sezon nuk po i jep kushedi se çfarë kënaqësie, sepse në botën e Lionel Messit ka edhe arritje në jetën private ose, në këtë rast, në jetën shoqërore. Pleshti, në fakt, orët e fundit ka festuar një moment historik të veçantë në Instagram: 300 milionë ndjekës në platformë. Sulmuesi argjentinas i Paris Saint-Germain, i cili javët e fundit ka mbetur jashtë fushës për shkak të Covid, megjithatë ka arritur të “bie në sy” në rrjetin e njohur social, duke i rritur ndjekësit e tij në shifrën e pabesueshme që përmendëm më sipër. Vetë Messi ka dashur të publikojë një postim përmbledhës me disa nga fotot më të mira sociale që kur është futur “online” me një mesazh: “Jemi 300 milionë, gjithmonë mirënjohës për gjithë mbështetjen tuaj. Një përqafim”. Në mesin e imazheve të publikuara përmes një sërë montazhesh, nuk mungojnë edhe disa nga koha kur ai ishte shumë më i ri dhe në hapat e tij të parë. Një histori në rrjetet sociale që gjurmon të gjitha etapat e karrierës fituese të argjentinasit. Një mënyrë e mirë për t'i bërë homazhe një arritje tjetër, edhe pse në këtë rast gjithnjë i dyti pas rivalit të tij të madh Cristiano Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI